Kryeministri Edi Rama gjatë një video-konference me gazetarët u përgjigj në lidhje me një dorëheqje të mundshme të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Ardi Veliu.
Rama jo vetëm që e mohoi kategorikisht një gjë të tillë, por nuk i ndali vlerësimet për kryepolicin, duke e cilësuar si një njeri të ndershëm dhe të pakorruptueshëm. Sipas Ramës, Veliu nuk është i pagabueshëm dhe njëherë që gaboi, reflektoi dhe kërkoi falje. “Ardi Veliu është një person i ndershëm, i pakorruptueshëm, por nuk është i pagabueshëm dhe kur gaboi kërkoi menjëherë ndjesë. Dorëheqja e ministrit të Brendshëm është një akt qytetar, aq sa qytetarët që marrin pjesë në debatin publik nuk e kuptojnë fare”, tha Rama. Comments are closed.
|
Kategorite
All
Arkivi
March 2021
Copyright studiojaime 2020. Te gjitha te drejtat jane te rezervuara. |
Copyright © 2020