Në 24 orët janë kryer 4270 testime, dhe janë shëruar 676 pacientë Të tjera shifra rekord janë shënuar në vendin tonë nga Covid. Ministria e Shëndëtësisë bën me dije se në 24 orët e fundit janë konfirmuar dhe 1089 raste të reja nga 4270 testime të kryera. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar: 403 në Tiranë, 59 në Durrës, 56 në Lushnje, 52 në Fier, 42 në Vlorë, 39 në Lezhë, 36 në Sarandë, 35 në Elbasan, 33 në Krujë, 31 në Kuçovë, 26 në Shkodër, 25 në Berat, nga 23 raste në Kurbin, Korçë, 21 në Kukës, 18 në Kamëz, 16 në Librazhd, 13 në Gjirokastër, 11 në Kavajë, 9 në Peqin, nga 8 raste në Mirditë, Përmet, Ura Vajgurore, Bulqizë, Gramsh, nga 7 raste në Mat, Tepelenë, Malësi e Madhe, nga 6 raste në Mallakastër, Delvinë, Skrapar, 5 në Dibër, nga 4 raste në Pukë, Pogradec, Patos, 3 në Has, nga 2 raste në Belsh, Prrenjas, Kolonjë, Poliçan, Dropull, nga 1 rast në Devoll, Rrogozhinë, Tropojë, Vau i Dejës, Divjakë, Selenicë, Himarë, Memaliaj, Finiq.Po ashtu njoftohet se në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë dhe 15 qytetër duke e çuar numrin total të viktimave në 1433.Në 24 orët e fundit janë shëruar 676 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 50,219 që nga fillimi i epidemisë. Kanë nërruar jetë “10 qytetarë nga Tirana, 2 qytetaë nga Durrësi, 1 qytetar nga Kavaja, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Dibra, të moshave 34 -86 vjeç“.Ndërkohë në 4 spitalet COVID, po trajtohen 423 pacientë, 27 në terapi intensive nga të cilët 12 pacientë janë të intubuar. Nga ana tjetër në të gjithë vendin janë 31,430 qytetarë që po luftojnë Covid-in në kushte shtëpie. Comments are closed.
|
Kategorite
All
Arkivi
February 2021
Copyright studiojaime 2020. Te gjitha te drejtat jane te rezervuara. |
Copyright © 2020