Një 32-vjeçar është vrarë me armë zjarri pasditen e sotme në qytetin e Durrësit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:20 në lagjen Nr.16. Mësohet se viktima është Jetmir B.,Ndërkohë, nga burime policore mësohet se së fundmi 32-vjeçari e kishte ndërruar emrin në Ilir Kuçi. Ai u dërgua në spital pasi kishte mbetur i plagosur, por ndërroi jetë në urgjencë disa minuta më vonë. Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur pas një sherri të çastit. Në komisariat janë shoqëruar disa persona, të cilët ndodheshin në vendin e ngjarjes dhe po pyeten nëse kanë dijeni për rrethanat dhe autorin/ët. Ndërkohë, policia ka ngritur disa pika kontrrolli dhe po bëhet krehja e zonës me qëllimin identifikimin dhe kapjen e autorëve. / Comments are closed.
|
Kategorite
All
Arkivi
April 2021
Copyright studiojaime 2020. Te gjitha te drejtat jane te rezervuara. |
Copyright © Studioja ime 2020