Eglantina Xhaferri nëna e një vajze 12-vjeçare që ka denoncuar njerkun e saj në Polici, se ka abuzuar seksualisht me të, ka rrëfyer në “Shqipëria live” se bashkëshorti i saj ushtronte dhunë fizike ndaj saj prej dy vitesh.
“Ka ushtruar dhunë fizike tërë kohën. Kam akoma një shenjë. Më ka futur një çelësin e makinës në shpatull. Më vinte turp të thosha që më dhunon burri dhe në punë mezi shkoja”. Nder te tjera ajo tregon një nga rastet e dhunës ndaj saj: “Në 27 dhjetor, kthehem në shtëpi pas një rasti vdekjeje dhe më kishte mbyllur dyert. U futa nga dritarja, pasi ma hapi vajza. Më kapi më qëlloi në stomak. I qëlloi vajzës me pëllëmba. Aty hyn djali i vogël. Vajza më thoshte hajde ikim, se nuk dua të jetoj më me këtë person…” Abuzimin që Eltoni ushtronte ndaj vajzës, Eglantina e kuptoi më vonë: “Vajza kishte disa shenja. Më thoshte hajde ikim por unë nuk e dija çfarë po përjetonte vajza”. Eglantina tregon se Eltoni ka tentuar të vrasë veten, por më vonë kuptoi se këtë e bërë vetëm për ta shantazhuar. “Në 1 janar më thoshte ç’do të bëjmë, i thashë nuk mundem më, dua të ndahem. Pastaj pamë që po përpiqej të varte veten. Por, tani e kuptoj që ishte një intrigë që unë ta falja. Edhe një herë tjetër, pasi pranoi që kishte abuzuar me vajzën mori thikën të vriste veten, por unë i thashë jo, nuk të dua të vdekur, ik largohu”. Incizimi Eglantina Xhaferri ka publikuar në emision gjithashtu disa inçizime, ku degjohet biseda që ka bërë me bashkëshortin e saj, Elidon Xhaferri, i cili ka pranuar se ka përdhunuar vajzën e mitur. Biseda: Elentina: Bëre ç’bëre për dy vjet, një ditë nuk e kupove se nuk isha unë, ishte Sonila? Më thuaj, një ditë nuk e kuptove se ishte vajza? Elidoni: Të lutem, më dhemb shpirti Elentina: Si të dhemb shpirti? Dy vjet rresht, vije e kapje vajzën Elidoni: Faleminderit për të gjitha Elentina: Si faleminderit për të gjitha? Si kapje dy brinjë të fëmijës, vetëm kaq dua të di. Elidoni: Çfarë po bën? Elentina: Asgjë nuk po të bëj, vetëm fol. Elidoni: Nesër do të iki Elentina: Merr rrobat, merr lekët, mua dua të më lësh të qetë. Nuk toleroj më. E pranove. Dil nga jeta ime. E pranove, e pranoi. Nuk e besoja, prita prita. Të thashë a ke ndonjë gjë për të thënë. Nuk e di si e bëre e çfarë ndjeve./ panorama.al Comments are closed.
|
Kategorite
All
Arkivi
April 2021
Copyright studiojaime 2020. Te gjitha te drejtat jane te rezervuara. |
Copyright © Studioja ime 2020