Një tragjedi ka ndodhur në Greqi. Në një familje shqiptare në Kretë ka ndodhur një sherr dhe gjithçka ka përfunduar me një viktimë.
Babai ka vrarë djalin e tij 30-vjeçar duke e qëlluar disa herë me thikë, pasi ishte ndihmuar dhe nga djali i tij më i vogël 24 vjeç. I riu, emri i të cilit nuk bëhet me dije, u dërgua me urgjencë në spital në repartin e kujdesit intensiv, por gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua dhe në fund ndërroi jetë. 30-vjeçari që në fillim kur u dërgua në spital nuk kishte shpresë për të jetuar, pasi kishte marrë 7 goditje me thikë dhe kishe humbur shumë gjak. Autori i krimit, 55-vjeçar dhe vëllai i viktimës 24 vjeç u arrestuan dhe policia ka nisur hetimet për ngjarjen. Comments are closed.
|
Kategorite
All
Arkivi
April 2021
Copyright studiojaime 2020. Te gjitha te drejtat jane te rezervuara. |
Copyright © Studioja ime 2020