Reshjet intensive të borës kanë sjellë temperatura deri në -10 gradë celsius. Rrugët nacionale të vendit janë të hapura, por të kalueshme vetëm me zinxhirë. Reshjet e pandërprera gjatë gjithë natës, kanë bërë që zonat e thella malore të vendit të mbeten të bllokuara dhe me mungesë të energjisë elektrike. Shumë fshatra të qarkut Korçë, kanë mbetur pa komunikim me qendrat e njësive administrative. Është raportuar se në disa nga fshatrat, trashësia e borës ka arritur në 40 deri 90centimetra, kurse në zonat më të thella, trashësia e borës varion nga 1 deri në 2 metër. Përkundër situatës së vështirë, deri më tani nuk është raportuar ndonjë rast emergjent nga zonat e bllokuara. Comments are closed.
|
Kategorite
All
Arkivi
April 2021
Copyright studiojaime 2020. Te gjitha te drejtat jane te rezervuara. |
Copyright © Studioja ime 2020