Si u largua nga Shqipëria me makinë varrimi, për t’i shpëtuar arrestimit, flet Stresi nga arratia12/14/2020
Reperi Arkimed Lushaj është arratisur në Kosovë.
I njohur si Stresi, ai u shpall në kërkim policor si organizatori i protestës së dhunshme për vrasjen e Klodian Rasha. Ndërkohë që kërkohej në banesën e tij në Tiranë, në një rrëfim për Prive, ai tregon sesi arriti të largohej nga Shqipëria. “Ishte shumë e vështirë se dje pas proteste janë dhënë urdhra që Stresi djali i Sali Lushës të merret në Drejtorinë e Policisë. Është shumë e vështirë me dal prej turme”. “Kemi dal, jemi bllokuar në një vend, u futëm në një kafene, kur pamë që protestuesit u drejtuan të Drejtoria, e kemi dit që krejt forcat policore shkojnë aty. Kemi marrë një shok temin që punon me makinat e varrimit. Vetëm për të dalë nga protesta. Kemi shkuar deri në Laç me të. Aty pastaj drejt Kosovës. I përshëndes krejt çunat që më prunë në Kosovë”, tha Stresi. Kujtojmë që Stresi ka qenë aktiv në protestat e mbajtura në Tiranë këto tre netët e fundit, madje i ka dedikuar edhe një këngë Klodian Rashës Comments are closed.
|
Kategorite
All
Arkivi
April 2021
Copyright studiojaime 2020. Te gjitha te drejtat jane te rezervuara. |
Copyright © Studioja ime 2020