NGA ILIR JANO
Shqipëria,kjo Shqip Mëria ''Ka memecë që të dëgjojnë s'duan, Ka dhe të verbër që shikimin ulin, Ka njerëz që nëpër ferr kaluan, Ka "miq" që thiken ta ngulin...'' Shqipëria dhe Shqip-Mëria! Jo rastësisht,të dyja në Ballkan janë dhe një flamur kanë. Dhe në të dy konceptet, jemi ne.Nga njëra anë kemi kombësinë,në tjetrën shpirtvogëlsinë. Deri sot askush nuk mundi ta ndante këtë simbiozë,që na përndjek si kumt i zi prej historisë së largët. Kush deshi Shqipërinë,nga pas pati Shqip-Mërinë! Kështu ndodhi në çdo kohë, keshtu ndodh dhe sot. E mira ime, e keqja e tjetrit dhe anasjelltas,atje ku shikon dikë të vrapojë, prapa tij do gjesh dikë që përpiqet ta rrezoje,atje ku ndriçon një dritë një hije përpiqet ta zhdukë,atje ku hapet një themel për të ndertuar,një lopatë natën do gjejë dheun për ta mbuluar,atje ku sot pi kafenë, nga prapa kusur nuk të lenë dhe kështu vazhdon dhe keshtu do të vazhdojë. Kush do punojë, intriga do ta mbulojë.Këta jemi ne,kështu jemi ne dhe kjo është Shqipëria. Konica nuk e mori vesh asnjëherë,atje ku pa njerinë, nga pas gjeti dhe mërinë. Po nuk zhdukëm mërine, si zor të bëjmë Shqipërinë se që të bëjmë Shqipërinë, duhet të formojmë NJERINE...! Njeriun që të jetë krenar, jo kokëulur dhe hyzmeqar,njeriun që të mos përbuzet dhe merret nëpër këmbë nga ata që ka votbesuar! E kam fjalën për të votbesuarit,që në gjak të kenë shërbimin për njerinë, jo "hyzmetin" për k*rvërinë! Comments are closed.
|
Kategorite
All
Arkivi
April 2021
Copyright studiojaime 2020. Te gjitha te drejtat jane te rezervuara. |
Copyright © Studioja ime 2020