Një raport i fundit i Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Drogat dhe Krimin (UNODC), që analizon me detaje krimin e organizuar në Ballkanin Perëndimor, ka theksuar se Shqipëria është vendi kryesor në Europë i origjinës së kanabisit për 2014-2018, ndërkohë që grupet kriminale shqiptare tashmë janë përhapur në gjithë Europën, kryesisht në trafikimin e kokainës nga shtetet e Amerikës së Jugut. Sipas raportit, krimi i organizuar ndikohet dhe nga niveli i lartë i korrupsionit, ndërsa shprehet skeptik për ecurinë e procesit të vetting-ut. Ryshfeti, korrupsioni dhe pengimi i drejtësisë janë disa nga mjetet që lehtësojnë krimin e organizuar.
“Korrupsioni është një problem serioz në Shqipëri, veçanërisht brenda policisë dhe agjencive të zbatimit të ligjit. Qeveria prezantoi reformat në drejtësi dhe ndryshimet në ligjet për personelin e policisë dhe vetting-un. Sidoqoftë, pavarësisht arrestimeve dhe ndjekjeve ekzistuese të zyrtarëve publikë për marrje ryshfeti, nuk kishte asnjë dënim gjatë periudhës së vëzhguar”, thuhet në raport. Raporti thekson se deri më tani, shumica e veprimtarive kriminale të regjistruara të përfshira në këtë analizë në Shqipëri kanë të bëjnë me (i) prodhimin vendas të kanabisit, kryesisht bar kanabisi (marijuanë) si dhe (ii) trafikun e drogës. Në këtë rast, Shqipëria vepron kryesisht si një vend tranzit, veçanërisht për trafikimin e heroinës përgjatë rrugës Ballkanike, d.m.th., përmes Turqisë, Bullgarisë, Maqedonisë së Veriout në Itali dhe tregjeve të tjera në Europën Perëndimore dhe Qendrore dhe për trafikimin e kokainës nga Amerika e Jugut, veçanërisht nga Kolumbia, në Europën Perëndimore dhe Qendrore. Ndërsa përfshirja e grupeve shqiptare në aktivitete të tilla trafikimi duket se ka rënë në vitet e fundit, prodhimi i kanabisit dhe trafikimi i lidhur me të i produkteve të kanabisit në vendet e tjera janë rritur – megjithëse këto aktivitete janë luhatur dukshëm në vite. Comments are closed.
|
Kategorite
All
Arkivi
April 2021
Copyright studiojaime 2020. Te gjitha te drejtat jane te rezervuara. |
Copyright © Studioja ime 2020