Ylli i Hollywood Salma Hayek i është bashkuar xhirimeve të "Shtëpia e Gucci", me regji të Ridley Scott, me protagonistë yjet e muzikës pop Lady Gaga dhe Adam Driver. Aktorja e nominuar për një Oskar do të interpretojë karakterin e Pina Auriema, shoqes më të mirë të Patricia Reagani, e veja e Gucci që ylli i popit luan në film. Pina ishte gruaja që ndihmoi Patricia të organizonte vrasjen e burrit të saj, të luajtur nga Adam Driver në film.
Patricia Reagani, e njohur në Itali si Zonja Gucci, përfundoi në burg në 1998 pasi u shpall fajtore për vrasjen me kontratë. Ajo i pagoi vrasësit një shumë prej afërsisht 300,000 euro për të vrarë ish-burrin e saj Maurizio Gucci, një multimilioner, pronar i perandorisë së modës Gucci. Filmi do të drejtohet nga Ridley Scott, dhe do të interpretojë gjithashtu Robert Deniro, Jared Leto dhe Al Pacino. Comments are closed.
|
Kategorite
All
Arkivi
April 2021
Copyright studiojaime 2020. Te gjitha te drejtat jane te rezervuara. |
Copyright © Studioja ime 2020