Lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë në të gjithë juglindjen e vendit. Lëkundje që kanë shkaktuar panik në të gjitha qytetet dhe jo vetëm të qarkut të Korçës.Banorët të përfshirë nga paniku i lëkundjeve kanë dalë jashtë. Dridhjet e fuqishme të tokës u ndjenë në Pogradec, Korçë, Devoll, Ersekë. Deri tani autoritetet lokale nuk raportojnë dëme materiale.Banorët vazhdojnë të qendrojnë jashtë banesave të tyre pasi kanë frikë se mund të rikthehen lëkundjet. Edhe në Lushnje është ndjerë shumë tërmeti me magnitudë 5.8 dhe epiqendër në Larisa të Greqisë. Edhe aty njerëzit janë jashtë nga frika e lëkundjeve të tjera. Dridhjet e tokës u ndjenë edhe në Tiranë, Fier, Lezhë.
Comments are closed.
|
Kategorite
All
Arkivi
April 2021
Copyright studiojaime 2020. Te gjitha te drejtat jane te rezervuara. |
Copyright © Studioja ime 2020