Qeni i Presidentit amerikan, i quajtur Major ka zhurmuar përsëri dhe vetëm pak ditë sa u kthye nga seancat “e riedukimit”në Delaëare për një incident kafshimi në Shtëpinë e Bardhë në fillim të muajit.
Një zëdhënës i Zonjës së Parë Jill Biden tha se pas një përkujdesjeje të madhe, individi që u kafshua u kontrollua nga ekipi mjekësor i Shtëpisë së Bardhë para se të kthehej në punë. Qeni Major është më i vogli nga dy pastorët gjermanë të çiftit Biden dhe qeni i parë i shpëtimit në Shtëpinë e Bardhë. "Ai është një qen i dashur", ka thënë zonja Biden për të. Michael LaRosa, zëdhënësi i znj. Biden tha për incidentin e së hënës se qeni Major "është akoma duke u përshtatur me mjedisin e tij të ri dhe ai sa e nduku dikë kur ishte duke shëtitur".CNN raportoi se një punonjës i Shërbimit të Parkut Kombëtar u kafshua në Lëndinën e Jugut dhe iu desh të linte punën për t’u kuruar. Shërbimi i Parkut Kombëtar nuk i është përgjigjur kërkesës së CNN për koment.Të dy qentë, si Majori dhe Champ, qeni 13-vjeçar i Biden, u dërguan në shtëpinë e familjes Biden në Ëilmington, Delaëare pas incidentit të parë me kafshim në 8 mars. Comments are closed.
|
Kategorite
All
Arkivi
April 2021
Copyright studiojaime 2020. Te gjitha te drejtat jane te rezervuara. |
Copyright © Studioja ime 2020