Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të diel në Tiranë. Mësohet se një efektiv policie i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë ka ndërruar jetë.
Paraprakisht policia ka njoftuar se dyshohet se efektivi Roland B., 39 vjeç, u plagos aksidentalisht nga djali i tij i mitur. Por plagët kanë qenë të rënda për policin, i cili nuk ka mundur t’u mbijetojë. Në njoftimin paraprak nuk jepen shumë detaje dhe Policia thotë se po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Incidenti tragjik ndodhi rreth orës 13:25 në rrugën “Shyqyri Brari” pranë Kopshtit Zoologjik. Informacioni paraprak i policisë: Më datë 20.12.2020, rreth orës 13:25, në rrugën “Shyqyri Brari”, pranë Kopështit Zoologjik, dyshohet se aksidentalisht nga djali i tij i mitur është plagosur punonjesi i policisë i FNSh-së, shtetasi R. B, i cili si pasojë e plagës së marrë ka ndërruar jetë.Grupi Hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Veprimet hetimore po kryhen nën drejtimin e Prokurorit, nga SHÇBA dhe strukturat hetimore të DVP Tiranë. Comments are closed.
|
Kategorite
All
Arkivi
April 2021
Copyright studiojaime 2020. Te gjitha te drejtat jane te rezervuara. |
Copyright © Studioja ime 2020