Ka ndërruar jetë pasagjeri i mjetit tip Volswagen që u përfshi në aksidentin në aksin Elbasan-Bradashesh, ku një mikrobus me turistë që kthehej nga Korça për në kryeqytet, u përplas me një autoveturë kabriole.
Shtetasi që ka ndërruar jetë është Kledis Deda 26-vjeç. Makina me të cilën ai po udhëtonte drejtohej nga shoferja me inicialet F.B. e cila është e plagosur rëndë dhe ndodhet nën kujdesin intensive të mjekëve. Si pasojë e përplasjes, u plagosën gjithësej 7 persona, 5 prej të cilëve pasagjerë të mikrobusit, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën, si dhe dy personat që udhëtonin me autoveturën Volswagen, 1 prej të cilëve ndërroi jetë pak çaste më parë. Comments are closed.
|
Kategorite
All
Arkivi
April 2021
Copyright studiojaime 2020. Te gjitha te drejtat jane te rezervuara. |
Copyright © Studioja ime 2020