7 efektivë të rendit nga komisariati i Maliqit janë shoqëruar sot nga SHÇBA.
Sipas burimeve për Report Tv për 5 policët gjykata ka dhënë masën e sigurisë "arrest me burg". Për dy policë të tjerë është dhënë masa "pezullim nga detyra". Burime policire bejne me dije se se të arrestuar janë Marius Kapllanaj, Fillon Kazaferi, Ylli Damo, Ardian Shepllo dhe Adrian Cekici. Ndërkohë janë pezulluar nga detyra Orges Vojkollari dhe Fatjola Qose. Operacioni është zhvilluar nga Prokuroria e qytetit në bashkëpunim me Shërbimin për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave (SHÇBA). Policët akuzohen se kanë shpërdoruar detyrën duke favorizuar subjekte që prisnin pyjet në mënyrë të paligjshme. Ende nuk ka informacione të tjera mbi policiët e akuzuar, ndërkohë që vijojnë hetimet. Comments are closed.
|
Kategorite
All
Arkivi
April 2021
Copyright studiojaime 2020. Te gjitha te drejtat jane te rezervuara. |
Copyright © Studioja ime 2020