Në Qarkun e Korces, gjate gjithë natës ka patur rreshje debore, ku trashesia e saj ne fushen e Korces eshte 5-10 cm dhe ne zonat malore deri 15-20 cm. Temperaturat kane arritur deri ne minus 6 grade.
Gjendja e rrugeve nacionale dhe atyre rrurale ne pergjithesi aktualisht është e mire. Të gjitha akset rrugore jane te hapura dhe te kriposura dhe nga kompanite e mirembajtjes po po vijon puna me kriposje.. Kalueshmeria e mjeteve eshte si me poshte: Aksi kryesor Q/ Thane,- D/Kapshtice normale. Te gjitha akset e tjera ne oret e para te mengjesit kalueshmeria rekumandohet me zinxhir. Gjate nates eshte punuar per pastrimin e rrugeve ne territorin e Bashkise Maliq. Por moti I keq ka shkaktuar probleme edhe në furnizimin me energji elektrike. OSHEE bën të ditur se problemejane krijuar në fidrin qe furnizon fshatrat Dishnice, Barc, ne fidrin e Cangonjit, Bilishtit , dhe ne dy fidrat e Maliqit si dhe ne fidrin e Pogradecit që furnizon bregun e liqenit. Comments are closed.
|
Kategorite
All
Arkivi
April 2021
Copyright studiojaime 2020. Te gjitha te drejtat jane te rezervuara. |
Copyright © Studioja ime 2020