Gucci zbulon trendin e ri dhe të pazakontë të syzeve, ‘kokëposhtë’
Gucci është i njohur për përcaktimin e trendeve – por nuk jemi të sigurt nëse edhe ky i fundit do të kthehet në trend. Shtëpia e modës ka nxjerrë në shitje një palë syze kokëposhtë, që kushtojnë jo pak, por 470 paundë (513 euro). Syzet në formë sy maceje – të rrumbullakosura në bazë dhe me cepa anash – ishin të njohura në vitet ‘50 dhe ’60, por janë rikthyer në modë gjatë viteve të fundit. Ndërsa tani Gucci sjell një risi të çuditshme, me një dizajn të përmbysur, që të jep përshtypjen se modelja po i mban syzet kokëposhtë. Por dizajni i pazakontë i ka bërë blerësit të ndihen paksa të hutuar, ndërsa disa kanë bërë humor në mediat sociale. Comments are closed.
|
Kategorite
All
Arkivi
April 2021
Copyright studiojaime 2020. Te gjitha te drejtat jane te rezervuara. |
Copyright © Studioja ime 2020