Aktorët Ibrahim Çelikkol dhe Demet Ozdemir treguan se patën shumë kimi mes tyre në serialin “Shtëpia ime, fati im”. Kjo solli edhe sukses për serialin, i cili transmetohet edhe në vendin tonë dhe e gjeni dhe ne studiojaime.net. Me largimin e Ibrahim Çelikkol, Demet ka publikuar një postim ku i jep lamtumirën e prekur kolegut të saj dhe partnerit në serial.
“Ti gjithmonë më ke mbështetur. Do ta shoh të kaluarën time e lumtur sepse kam luajtur krah teje. Je njeri kaq i mirë. Jam e lumtur që rrugët tona u bashkuan për këtë serial. Do të jem gjithmonë mirënjohëse që je treguar tolerant ndaj meje. Rruga jote e re qoftë e lumtur, historia jonë ka mbaruar këtu, por do të qëndrojë gjithmonë në jetën time. Lamtumirë Mehdi”-shkruan Demet.
Nata e festes per datelindjen e aktores Özge Özpirinçci'nin , qe shikuesi yne e ndjek ne serialin Grua ka perfunduar keq. Pas nje ankese qe eshte bere ne polici nga fqinjet e aktores se ne vilen 3 kateshe te saj po behej zhurme e madhe dhe nuk zbatohen rregullat e pandemise, kjo e fundit ka mberitur ne shtepine e aktores duke ushtruar kontroll per zbatimin e rregullave ne kushtet e pandemise. Por si perfundim , perveç faktit se prishi festen dhe humorin e aktores, nuk gjeti asgje tjeter. Aksioni i policise shoqerohej edhe nga reportere te ndryshem te shtypit dhe portaleve te njohura te Turqise. Ne perfundim te kontrollit policor, Özge Özpirinçci'nin iu drejtua reportereve te pranishem: " Me ju kam qene i merzitur, kurse tani jam e zemeruar".
Özge Özpirinçci mbushi 35 vjeç dhe ajo kishte ftuar ne festen e saj te datelindjes emra te njohur te artit, muzikes dhe kinemase. Midis te ftuarve ishin edhe i dashuri saj Burak Yamantürk, Başak Dizer, Kıvanç Tatlıtuğ, Berrak Tüzünataç, Uraz Kaygılaroğlu dhe Murat Dalkılıç.
Özge u iritua nga prania e policise dhe iu drejtua oficerit se " Ju nuk mund te hyni ne shtepi pa leje. Por sic duket policia e mesuar me nderhyrjet ne shtepite e aktoreve vip, ishte pajisur me dokumentacion konform ligjit, por kur hyri ne banesen e aktores, duke pare siperfqen e shtepise se saj dhe numerin e te ftuarve, rezultoi se ishin mare parasysh nga aktorja rregullat ne kushte pandemie, dhe policia u largua vetem me nje keshillim per te ulur volumin e muzikes. Aktori i famshëm turk, Ozkan Denis, u divorcua nga partnerja e tij, Feyza Aktan, dy vite mw parw. Kjo e fundit e akuzoi atë për privim lirie, fyerje, dhunë dhe kërcënime. Mediat turke shkruajnë se hetimi në lidhje me këtë çështje ka mbaruar. Mësohet se prokuroria ka ngritur një proces gjyqësor kundër Ozkan, duke kërkuar një dënim me gjashtë vite burg deri në një vit e gjysmë. “Ozkan Denis e ka tradhtuar Aktan, në vitin 2018, me ish-të dashurën e tij, dhe pas kësaj ka pasuar edhe ushtrimi i dhunës ndaj Aktan”, lexohet në deklaratën e policisë turke.
Ndërsa kujtojmë se Fejza e ka akuzuar aktorin se e ka rrahur disa herë. Sipas saj, për herë të parë një gjë e tillë ka ndodhur tre vite më parë në shtëpinë e tyre në zonën e Sarrier. Aktan zbuloi gjithashtu një incident të dhunshëm që ndodhi ndërsa ishin në Gjermani, dhe sipas mediave turke, dadoja, një shoqe e përbashkët dhe motra e saj dëshmuan kundër aktorit. Nga ana tjetër, aktori i njohur, Ozkan tha se pretendimet e ish-gruas së tij nuk ishin të vërteta dhe nuk i pranon ato. Ylli i Hollywood Salma Hayek i është bashkuar xhirimeve të "Shtëpia e Gucci", me regji të Ridley Scott, me protagonistë yjet e muzikës pop Lady Gaga dhe Adam Driver. Aktorja e nominuar për një Oskar do të interpretojë karakterin e Pina Auriema, shoqes më të mirë të Patricia Reagani, e veja e Gucci që ylli i popit luan në film. Pina ishte gruaja që ndihmoi Patricia të organizonte vrasjen e burrit të saj, të luajtur nga Adam Driver në film.
Patricia Reagani, e njohur në Itali si Zonja Gucci, përfundoi në burg në 1998 pasi u shpall fajtore për vrasjen me kontratë. Ajo i pagoi vrasësit një shumë prej afërsisht 300,000 euro për të vrarë ish-burrin e saj Maurizio Gucci, një multimilioner, pronar i perandorisë së modës Gucci. Filmi do të drejtohet nga Ridley Scott, dhe do të interpretojë gjithashtu Robert Deniro, Jared Leto dhe Al Pacino. |
Kategorite
All
Arkivi
April 2021
Copyright studiojaime 2020. Te gjitha te drejtat jane te rezervuara. |
Copyright © Studioja ime 2020