Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë në Kosovë, ku burri vrau gruan, 2 djemtë dhe më pas veten.
Autori është identifikuar si Fetah Zuka, ndërsa kanë mbetur viktimë Makfire Zuka dhe dy djemtë e tij, Arbër dhe Hamdi Zuka. Trupat e pajetë të viktimave ende nuk janë nxjerrë nga shtëpia e tyre dhe po presin ekipet e mjekësisë ligjore për të bërë ekzaminim e trupave të viktimave. Babai fillimisht ka qëlluar djalin, ndërkohë që djali tjetër ka tentuar që të ikë, po që nuk ka arritur t’u shpëtojë plumbave. Më pas që ai ka qëlluar bashkëshorten dhe më pastaj edhe veten, për arsye që nuk dihen. Familja ishte emigrantë në Zvicër dhe ishte kthyer për festat e fundvitit në Kosovë. Ka nisur marrja në pyetje e Përparim Ademit, autori i vrasjes së dyfishtë të ndodhur mëngjesin e kësaj të enjte në zonën e Astirit. Sipas burimeve policore ai që në fillim të rrëfimit ka deklaruar se ngjarja ka ndodhur për motive xhelozie. Gjithashtu ai ka deklaruar përpara oficerëve të policisë, se do të vetë-dorëzohej në polici.
“Vrasjen e kam bërë për motive xhelozie, dyshoja se Zhaneta më tradhtonte, u nisa për tu vetë-dorëzuar në polici”, ka thënë ai. Ndër të tjera mësohet se në vendin e ngjarjes kanë qenë fëmijët e Zhaneta Metanit, 15 dhe 16 vjeç. Krimi i dyfishtë ka ndodhur në banesë, ku Ademi ka vrarë me armën tip automatik bashkëjetuesen dhe motrën e saj. Viktimat e kësaj ngjarje janë Kristina Bardhi dhe Zhaneta Metani, rreth 40 vjeç. Policia e Tiranës vë në pranga autorin e krimit të dyfishtë.
Si rezultat i rrethimit të zonës, pikave të kontrollit dhe trysnisë së ushtruar nga shërbimet e Policisë u bë e mundur vënia në pranga e autorit Përparim Ademi. Ky shtetas aktualisht ndodhet në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore. Vlorë/ I riu i merr armën babait dhe plagos kunatin, 25-vjeçari dërgohet me urgjencë në spital12/31/2020
Plagosje me arme zjarri në qytetin Vlorës! Ngjarja ka ndodhur në lagjen ‘Partizani’, ku dyshohet për 1 të plagosur.
Një person ka plagosur me armë zjarri burrin e motrës. Arma ka qenë e babait të autorit (punonjës paraburgimit të Vlorës).Autori dhe babai tij janë shoqëruar në komisariat, ndërsa i plagosuri 25-vjeçari në spitalin rajonal të Vlorës. |
Kategorite
All
Arkivi
April 2021
Copyright studiojaime 2020. Te gjitha te drejtat jane te rezervuara. |
Copyright © Studioja ime 2020