Qeni i Presidentit amerikan, i quajtur Major ka zhurmuar përsëri dhe vetëm pak ditë sa u kthye nga seancat “e riedukimit”në Delaëare për një incident kafshimi në Shtëpinë e Bardhë në fillim të muajit.
Një zëdhënës i Zonjës së Parë Jill Biden tha se pas një përkujdesjeje të madhe, individi që u kafshua u kontrollua nga ekipi mjekësor i Shtëpisë së Bardhë para se të kthehej në punë. Qeni Major është më i vogli nga dy pastorët gjermanë të çiftit Biden dhe qeni i parë i shpëtimit në Shtëpinë e Bardhë. "Ai është një qen i dashur", ka thënë zonja Biden për të. Michael LaRosa, zëdhënësi i znj. Biden tha për incidentin e së hënës se qeni Major "është akoma duke u përshtatur me mjedisin e tij të ri dhe ai sa e nduku dikë kur ishte duke shëtitur".CNN raportoi se një punonjës i Shërbimit të Parkut Kombëtar u kafshua në Lëndinën e Jugut dhe iu desh të linte punën për t’u kuruar. Shërbimi i Parkut Kombëtar nuk i është përgjigjur kërkesës së CNN për koment.Të dy qentë, si Majori dhe Champ, qeni 13-vjeçar i Biden, u dërguan në shtëpinë e familjes Biden në Ëilmington, Delaëare pas incidentit të parë me kafshim në 8 mars. KUPTIMI I THJESHTËSISE
1. NDARJE E HESHTUR Mori xhaketën e varur pa derdhur asnjë pikë lot dhe iku – sikur të merrte hënën e varur në qiellin veror. Ai nuk e besoi. Priti të njëjtën mbrëmje, ditën tjetër dhe tjetrën ditë. Priti. Pasi u mbushën dy javë, me kthimin e hënës, e dinte që nuk do të vinte. Vetëm pasqyra ishte e vetmja që e kujtonte si një dritare e hapur në një qiell pa hënë. Sepse e kishte marrë me vete xhaketën e saj. 2. KUPTIMI I THJESHTËSISË Pas gjërave të thjeshta fshihem, që të më gjeni nëqoftëse nuk më gjeni, do të gjeni gjërat, do të prekni ato që prekën duart e mia, do të bashkohen gjurmët e duarve tona. Hëna e gushtit vezullon në kuzhinë si një tenxhere e kallajisur ( për këtë që po ju them bëhet kështu) ndriçon shtëpinë e zbrazët dhe heshtjen e gjunjëzuar të shtëpisë – përherë heshtja mbetet e gjunjëzuar. Çdo fjalë është një dalje për një takim, shpesh herë të kotë dhe atëherë është një fjalë e vërtetë, pasi këmbëngul në takim. 3. FALËNDERIMI Ti nuk do më thuash faleminderit, ashtu siç nuk u thua faleminderit rrahjeve të zemrës sate të cilat të latojnë fytyrën e jetës. Por unë do të të them faleminderit sepse e di se çfarë të detyrohem. Ky falënderim është kënga ime. 4. NJË GJEST Ja sërish diçka që të pëlqen befas, diçka e parëndësishme si gjesti i gruas që merr nga vazoja lulet e thara – nuk i hedh menjëherë, qëndron, mendohet një lëvizje meteori, e penduar prej të mëparshmeve – nëqoftëse i flet, nuk do të dëgjojë – një gjest tërësisht i shurdhët, si fjala që vendos në poezi dhe mandej kthehesh dhe pyet: ‘’The gjë ?’’. Dhe as që të intereson se ku u shpall lufta dhe aeroplanët e mëdhenj çajnë perëndimin e diellit me hijet e mëdha të zeza dytehëshe mespërmes së kuqes. 1971 DRITË Një degëz bajameje para dritares, një degëz e vetme të fsheh gjysmën e fshatit. Dashuria me pëllëmbën e saj të fsheh gjithë botën. Mbetet vetëm drita. VETMI E VOGËL Në cepin e oborrit, midis ujrave me sapun disa trëndafilë u përkulën nga pesha e kundërmimit të tyre. Askush nuk u merrte erë atyre trëndafilëve. Asnjë vetmi nuk është e vogël. Perktheu : Iliaz Bobaj Can Yaman, i cili ka qenë i dashuruar me të dashurën e tij italiane Diletta Leotta për një kohë të gjatë, bëri hapin e dytë serioz në marrëdhënien e tij. Yaman, i cili është aktualisht në Itali, u takua me nënën e Leotta-s pas propozimit të tij për martesë.
Can Yaman, i cili shkëlqen me reputacionin e tij me seritë Gönül İşleri dhe Erkenci Kuş (Zog i Hershëm), ka qenë i dashuruar me spikeren sportive Diletta Leotta për një kohë të gjatë. Can Yaman, i cili do të luajë serialin italian Sandokan, u takua me Ofelia Castorina, nënën e bukuroshes italiane, me të cilën u ai udashurua dhe i propozoi asaj per tu martuar bashke. Sot në moshën 46-vjeçare ka ndërruar jetë aktori i njohur shqiptar nga Shkupi, Luran Ahmeti, raporton Anadolu Agency (AA).
Ahmeti mësohet të ketë ndërruar pas infektimit me koronavirusin e ri (COVID-19), si pasojë e të cilit për një kohë ka qëndruar në Klinikën Infektive në Shkup. Gjatë karrierës së tij artistike, Ahmet ka marrë pjesë në shfaqje të shumta teatrale, filma dhe seriale. Luran Ahmeti ka qenë pjesë e Teatrit Shqiptar të Shkupit. Ai po ashtu ka marrë pjesë në një sërë filmash dhe serialesh të njohura turke, si Kurtlar Vadisi – Pusu, Elveda Rumeli, Muhteşem Yüzyıl: Kösem, Son Yaz Balkanlar, Mutlu Ol Yeter dhe të tjera. |
Kategorite
All
Arkivi
April 2021
Copyright studiojaime 2020. Te gjitha te drejtat jane te rezervuara. |
Copyright © Studioja ime 2020