Fiton konkursin e NASA-s për të qenë ndër banorët e parë
Nëse vërtetohet se në planetin Mars ekzistojnë kushtet për të jetuar dhe do të shkojnë njerëz, ndër të parët që do të mbërrijnë atje do të jetë edhe një shqiptar. Ai është 17-vjeçari Benet Nura, i cili jeton në Holandë dhe është përzgjedhur nga NASA për t’u bërë banor i këtij planeti. Nura aplikoi në konkursin e hapur nga NASA para se raketa e parë të niset për në Mars. “Gjithmonë kam qenë i interesuar në shkenca. Ideja ka qenë për të menduar për një jetë jashtë tokës”. Studion teknologjinë informative ndërsa ka qenë i befasuar dhe në të njëjtën kohë shumë i lumtur që është një ndër të përzgjedhurit e NASA-s. “Befasinë e entuziazmin nuk mund ta përshkruaj me fjalë. Ky shans unik është një ëndërr e vërtetë e çdo personi që është i interesuar për shkenca”. Nura i ka marrë edhe një pasaportë nga NASA. Nuk është penduar aspak që ka aplikuar dhe në rast se vërtetohet se aty ka jetë ai pa hezitim do të udhëtojë drejt Marsit. Poezi nga Pablo Neruda – “Më pëlqen kur hesht”
Më pëlqen kur hesht se duket sikur s’je, e më dëgjon së largu, por s’të prek zëri im. Është sikur sytë të t’jenë mërguar diku, e një puthje të të ketë zënë fytin. Meqë të gjitha, me shpirtin tim janë plot, atëherë ti del mbi gjërat plot me shpirtin tim. Me vete shpirtin më ngjan atëherë, o flutur ëndrre, më ngjan me fjalën trishtim. Më pëlqen kur hesht dhe je si e largët. Më dukesh se ankohesh o flutur që klloçit. E më dëgjon nga larg e zëri s’të arrin: me heshtjen tënde, lër të heshtë dhe zëri im! Lërmë që të të flas dhe unë me heshtjen tënde, të kthjellët si një llampë e t’thjeshtë si unazë. Se ti je si nata e heshtur, e yjëzuar. Heshtja jote është prej ylli, e largët dhe e qartë. Me pëlqen kur hesht se duket sikur s’je. E largët dhe e dhembur, si t’kishe vdekur vetë. Mjafton pastaj një fjalë, një buzëqeshje. E ngazëllehem krejt, që kjo s’është e vërtetë. Pas karantinës 14-ditore, ajo do të jetë pjesë e jurisë “The Voice”
Këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora është fotografuar duke u relaksuar në Sidnei, pasi është e ftuar si pjesë e jurisë në ‘The Voice Australia’, pasi përfundoi karantinën 14 ditore. Ylli i popit, shijoi një ditë në plazh në shoqërinë e motrës së saj Elena Ora dhe të një mashkulli misterioz që mendohet të jetë punonjës i saj. Daily Mail raporton se 31-vjeçarja Ora shfaqet me një fizik të pabesueshëm me një palë bikini të vogla të gjelbërta duke nxjerrë në pah dhe tatuazhet e shumta që ka në trup. Këngëtarja e hitit Bang Bang gjithashtu mbante syze dielli të errëta për t’u mbrojtur nga rrezet, dhe dukej se ishte pa grim për shëtitje në plazh. Ndërkohë, Elena Ora, e cila nuk është vetëm motra e Ritës, por edhe menaxherja e saj, tregoi figurën e saj elegante me bikini ndërsa kalonte kohë me këngëtaren. Nis procesi i vaksinimit të bluzave të bardha edhe në Korçë. Fillimisht është parashikuar të vaksinohen mjekët dhe infermierët të cilët janë në vijën e parë të frontit të luftës ndaj Covid-19 e më pas do të procedohet me grupet e tjera të popullsisë.
Në ditën e parë të procesit do të vaksinohen 150 mjekë dhe infermierë të Spitalit të Korçës dhe mjekë të qendrave shëndetësore. Mësohet se gjithsej do të vaksinohen rreth 1000 bluza të bardha në të gjithë qarkun e Korçës. Procesi i vaksinimit do të kryhet në ndërtesën e ish-Shtëpisë së Oficerëve, pra vetëm një qendër vaksinimi. Procesi nisi fillimisht në Tiranë dhe më pas u shtri edhe në qytete të tjera në Shkodër, Fier e Vlorë ndërsa pritet të nisë edhe në Kukës. Klan News |
Kategorite
All
Arkivi
April 2021
Copyright studiojaime 2020. Te gjitha te drejtat jane te rezervuara. |
Copyright © Studioja ime 2020