Gjykata e Tiranës ka caktuar masën “arrest me burg” për Përparim Ademin, 59-vjeçari i cili qëlloi për vdekje të dashurën e tij dhe motrën e saj në zonën e Astirit në kryeqytet.
Ai pranoi para grupit hetimor se kishte lidhje me të dyja motrat, ndërsa tha se shkaku që e çoi të ndërmerrte këtë akt, ishte xhelozia. Marrëdhënia jashtëmartesore e Përparim Ademit ka filluar fillimisht me Kristinën shumë vite më parë, ndërsa pasi është ndarë me të, ai është lidhur me motrën tjetër, Zhanetën. Gruaja e Ademit, në dëshminë e saj para policisë është shprehur se ka qenë në dijeni të tradhtisë së bashkëshortit me dy motrat, por për të ruajtur martesën ka heshtur. Comments are closed.
|
Kategorite
All
Arkivi
April 2021
Copyright studiojaime 2020. Te gjitha te drejtat jane te rezervuara. |
Copyright © Studioja ime 2020